MEXT programi për bursa tani është i hapur për studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut!

2019/5/2
Ministria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë të Japonisë (MEXT) bën thirrje ndaj kandidatëve potencial në Republikën e Maqedonisë së Veriut për 1) Programin studentor për hulumtime dhe 2) Programin për studime deridiplomike në Japoni.

Informata më të hollësishme për mënyrën e aplikimit dhe programet mund të gjeni në linqet e mëposhtme:

1) Research students

2) Undergraduate students

Dokumentet e nevojshme mund t’i dorëzoni në zyrat e Ambasadës së Japonisë në Shkup deri në 3 Qershor 2019 (e hënë).

Për ç’do pyetje shtesë, në lidhje me programin dhe mënyrën e aplikimit, Ju lutemi kontaktoni ambasadën nëpërmjet postës elektronike (info@sk.mofa.go.jp) ose në numrin e telefonit (+389-2-3118-063).