Потпишување на договор за грант “Проектот за подобрување на медицинската средина на Институтот за патофизиологија и нуклеарна медицина во Скопје” (GGP2019) / Nënshkrimi i kontratës së grantit “Projekti për përmirësimin e ambientit mjekësor të Institutit për patofiziologji dhe mjekësi nukleare në Shkup” (GGP2019)
2019/12/10
На 4 декември, амбасадорката Ханеда го посети Медицинскиот факултет на скопскиот универзитет и потпиша договор за грант за набавка на нов дијагностички ултразвук за тироида и вратна регија со деканот Соња Топузовска. На церемонијата присуствуваше и министерот за здравство д-р Венко Филипче кој се заблагодари во своето обраќање. Директорката на Институтот за патофизиологија и нуклеарна медицина Даниела Миладинова одговори на прашања од новинарите. По церемонијата на потпишување, тие разговараа за долгогодишната успешна историја на соработка со Јапонија во областа на медицината и нејзината континуирана поддршка на здравствениот систем во Северна Македонија и се согласија да продолжат со зајакнување на ова пријателство во иднина.
Me datë 4 dhjetor, ambasadorja Haneda e vizitoi Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Shkupit dhe së bashku me dekanen Sonja Topuzoska kanë nënshkruar kontratën e grantit për blerjen e një aparati ultrazë për diagnostifikimin e gjëndrës tiroide. Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe gjithashtu mori pjesë në ceremoni dhe mbajti fjalim falënderimi. Drejtoresha e Institutit të patofiziologjisë dhe mjekësisë nukleare Daniela Miladinova u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Pas ceremonisë së nënshkrimit, ata diskutuan për historinë e suksesshme të bashkëpunimit shumëvjeçar me Japoninë në fushën e mjekësisë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj sistemit të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe u dakorduan që të vazhdojnë ta forcojnë këtë miqësi në të ardhmen.